LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kundërshtarët e Qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë, seanca nesër në ora 11:00

Selimi: Kundërshtarët e Qeverisë Kurti kanë lidhur aleancë, seanca nesër në ora 11:00

Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti do të mbahet nesër. Këtë e bëri të ditur shefi i grupit parlamentar i LVV-së, Rexhep Selimi, i cili tha se partitë tjera kanë lidhur aleancë për të rrëzuar qeverinë Kurti.

Selimi tha se me katër vota për nga paritë tjera politike është vendosur për mbajtje të seancën.


“ Kundërshtarët e Qeverisë kanë lidhur aleancë kundër Kurtit, LDK është këmbëngulëse që nesër të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit në kohën kur Kosova po përballet me virusin Covid 2019. Në kohën kur të gjithë kërkojnë fokusim në këtë virus, oponentët tanë fokusohen në rrëzimit të qeverisë. Në Parlamentin e Kosovës nuk ka kushte për cilido aktivitet të mundshëm për respektim të rekomandimeve”, tha Selimi në një konferencë për media.

Për rrëzimin e Qeverisë duhen 61 vota./Telegrafi/