LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Nëse ka një ferr në tokë, është jeta e fëmijëve në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Nëse ka një ferr në tokë, është jeta e fëmijëve në Gaza

Vazhdimi i shkëmbimeve të zjarrit midis forcave izraelite dhe grupeve militante palestineze është “i papranueshëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Jam thellësisht i tronditur nga bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe artilerie nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza”, u citua të ketë thënë Guterres.

“Nëse ka një ferr në tokë, është jeta e fëmijëve në Gaza”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Guterres shtoi se “gjuajtja pa dallim e raketave nga Hamasi dhe nga grupet e tjera militante”, drejt qendrave të popullsisë në Izrael ishte gjithashtu “e papranueshme”.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve, thonë raportet.

Burime të njohura me bisedimet e armëpushimit i kanë thënë BBC-s se Izraeli ka informuar ndërmjetësit egjiptianë se do të bie dakord për t’i dhënë fund aksionit ushtarak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori