Aksion i madh në Irak - deputetes i gjenden në shtëpi 57 milionë dollarë dhe 27 kg ar


Gjatë një operacioni kundër korrupsionit në Irak, në shtëpinë e deputetes Hind al-Abbasi u gjetën 57 milionë dollarë kesh, 27 kilogramë ar i pastër dhe të brendshme prej ari
Gjatë një aksioni kundër korrupsionit në Irak, autoritetet raportohet se kanë zbuluar një sasi të madhe parash dhe pasurie në pronën e deputetes irakiane Hind al-Abbasi.
Sipas raportimeve, gjatë kontrollit në banesën e saj janë gjetur rreth 57 milionë dollarë amerikanë në para të gatshme, 27 kilogramë ar i pastër, si dhe një palë të brendshme të punuara me ar, shkruajnë mediat.
- YouTube www.youtube.com
Zbulimi është bërë në kuadër të një operacioni më të gjerë të autoriteteve irakiane kundër korrupsionit, i cili ka përfshirë hetime ndaj disa zyrtarëve dhe figurave politike.
Hind al-Abbasi, deputete në parlamentin irakian, është përfshirë në hetime lidhur me dyshime për pasuri të pajustifikuara, ndërsa autoritetet po vazhdojnë verifikimin e burimit të këtyre pasurive.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në Irak, një vend që prej vitesh përballet me probleme të theksuara të korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike. /Telegrafi/







































