LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Coronavirusi është kërcënimi më i madh global që nga Lufta e Dytë Botërore  

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Coronavirusi është kërcënimi më i madh global që nga Lufta e Dytë Botërore  

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e konsideron coronavirusin si kërcënimin më të madh global që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se luftimi i kësaj pandemie do të sjell recesion që nuk është parë gjatë viteve të fundit.

Gjatë një fjalimii të mbajtur të martën mbrëma, Guterres tha se ndikimi socio-ekonomik i kësaj pandemie ka gjasa t’i kontribuojë “jo stabilitetit dhe zgjerimit të konflikteve”, transmeton Telegrafi.


Ai bëri thirrje për një përgjigje globale më të fuqishme dhe efektive ndaj kësaj pandemie, që deri më tani ka prekur mbi 850 mijë persona dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 42 mijë tjerëve.

Por, ai theksoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm “nëse të gjithë bashkohen dhe harrojnë lojërat politike dhe e kuptojnë se në pyetje është fati i njerëzimit”.

“Magnituda e përgjigjes duhet të jetë konform shkallës së krizës, e koordinuar dhe që bashkon të gjithë dhe që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm.

Guterres gjithashtu njoftoi për krijimin e një Fondi të Reagimit dhe Rimëkëmbjes ndaj COVID-19, që mbështet përpjekjet e vendeve me të ardhurat e ulëta dhe ato të mesme, me qëllim të aftësimit sa më të shpejtë të qeverive që kanë trajtuar krizën dhe kanë bërë gjithçka që të shërojnë qytetarët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori