Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, vizitoi “Shtëpinë e Nënës Terezë”, në Kalkuta, Indi.

Rubio u prit nga ambasadori i SHBA-së Sergio Gor në aeroportin e qytetit.


Ai vizitoi selinë e Misionarëve të Bamirësisë të Nënës Terezë dhe foli me zyrtarët e saj.

Misionarët e Bamirësisë janë një kongregacion katolik i përkushtuar për t'u shërbyer të varfërve dhe të sëmurëve në të gjithë botën.

“U bashkova me Rubion për një vizitë te Misionarët e Bamirësisë. Momente të tilla na kujtojnë se partneriteti SHBA-Indi nuk mbështetet vetëm në politika të forta, por edhe në vlera të përbashkëta dhe në frymën e shërbimit vetëmohues që tejkalon kufijtë”, tha ambasadori i SHBA-së në Indi.

Raportohet se mbërritja e Rubios në Kalkuta i dha fund “një boshllëku” 14-vjeçar që nga vizita e fundit e një Sekretari Amerikan Shteti në vend. /Telegrafi/