Një tërmet i fortë godet Indonezinë


Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Tërmeti goditi në një thellësi të cekët prej 10 kilometrash.
Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.
Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe agjencitë meteorologjike të Indonezisë nuk lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Palu u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në vitin 2018 duke lënë të vdekur më shumë se 4.000 njerëz dhe duke i bërë banorët veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik në rajon. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































