LAJMI I FUNDIT:

Seferi nga Fondacioni Besa: Kriteri kryesor për zhvillimin ekonomik është sistemi dual i arsimit

Seferi nga Fondacioni Besa: Kriteri kryesor për zhvillimin ekonomik është sistemi dual i arsimit

Nënkryetari i Fondacionit Besa, Ilir Seferi në një intervistë për emisionin “7 Ditë me Panxhën” foli për rëndësinë e zbatimit të sistemit dual të arsimit në vendin tonë duke e parë këtë si faktorin kyç për zhvillimin ekonomik.

“Kriteri kryesor për zhvillimin ekonomik të një vendi është sistemi dual i arsimit. Kjo shihet në Gjermani aty ku ne operojmë me bizneset tona. Rreth 180 biznese që i takojnë Fondacionit Besa në Bavari, pikërisht suksesin e kanë të bazuar në punën në sistemin dual, të gjithë janë zanatlinj”, tha Serferi.

Ai ka shpjeguar se çfarë nënkuptohet me sistemin dual të arsimit.

“Sistemi dual, nënkupton kur i riu shkon në një zanat para se të shkojë me studiuar, ndërsa përgjatë punës reale 30 për qind të kohës gjatë studimeve të sistemit dual shkon në shkollë. Shkollim 30 për qind e 70 për qind në punë reale në kompani, të dyja në të njëjtën kohë”, shpjegon ai.

Sipas Seferit, disa zanate nuk janë të pranueshme nga prindërit e nxënësit në Kosovë, andaj, sipas tij, duhet të niset një fushatë vetëdijesuese për shoqërinë, pasi deri më tani sistemi dual është parë vetëm si alternativë e dytë.

Ai po ashtu tregoi se kompanitë e Fondacionit Besa kanë 30 vite që punojnë më këtë sistem dhe deri më tani kanë pasur suksese, ku me 200 trajnerë kanë arritur të trajnojnë nxënës.

Më tej, Seferi tregoi që kompanitë në Kosovë kanë shprehur gatishmëri të paguajnë nxënësit të cilët ndjekin zanat, pasi është parë se nuk ka resurse njerëzore. Ndërsa, tha se institucionet shtetërore duhet t’ua delegojnë detyrën personave të cilët e kanë përjetuar suksesin e këtij sistemi.

Ndryshe, Modeli i Sistemi Dual të arsimit ka rezultuar i suksesshëm në Gjermani, Austri dhe në Zvicër dhe një sistem i tillë po synohet të zbatohet edhe në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori