Mesfushori është lidhur fuqishëm me pozitën e trajnerit te ish-skuadra e tij, Milani, spekulime të cilat janë shtuar sot pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit nga drejtimi i skuadrës.

Dhe, agjenti i tij ka thënë se edhe pse ai ka kontratë me Botafogon, ai është i lirë t’i japë fund asaj pa ndonjë kompensim, nëse Milani është i interesuar ta angazhojë atë si trajner të ardhshëm.


“Nuk ka shumë gjëra për të thënë për gjithçka që është shkruar për Seedorf, por disa gjëra të shkruara janë të pavërteta”.

“Personalisht kam qenë i përfshirë në kontratën e Clarence me Botafogo – ka një klauzolë e cila i lejon atij të largohet nga klubi në çdo kohë, pa penalizim, përderisa ai dëshiron të shkojë të luajë për ndonjë klub tjetër”.

“Unë po ashtu do të dëshiroja të theksoj se Seedorf tash i ka të gjitha kredencialet për të qenë trajner dhe ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm në Holandë dhe Brazil”, ka thënë Deborah Martin për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app