LAJMI I FUNDIT:

Seancë gjyqësore kundër Atifete Jahjagës

Seancë gjyqësore kundër Atifete Jahjagës

Ka nisur seanca në lidhje me padinë për shpifje ndaj ish-presidentes Atifete Jahjaga. Gjyqtarja e rastit në fillim të seancës njoftoi se lejon vetëm pesë minuta xhirim.

Kunetërit e Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës së vitit 1999, kanë paditur ish-Presidenten Jahjaga për shpifje.


Padia lidhet me deklaratën e Jahjagës se Shyhrete Berisha “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Sipas avokates Braha, që foli për Kallxo.com edhe para një jave, në këtë seancë kunetërit e Shyhrete Berishës do të kërkojnë nga Jahjaga të kërkojë falje në lidhje me këtë deklaratë dhe që ky deklarim të tërhiqet prej saj.

Jahjaga deklaratën për të cilën është paditur, e kishte dhënë në përkrahje të Shyhrete Berishës, të mbijetuarës së masakrës ndaj kësaj familjeje në vitin 1999.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili ia mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

Gjykata Themelore në Prizren-Dega në Suharekë, në korrik të vitit 2017, ia njohu të drejtën e pronësisë mbi gjysmën e kësaj shtëpie dhe gjysmën e paluajtshmërisë së saj Shyhrete Berishës.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori