Legjenda e Romës nuk ka luajtur që nga viti 2006 për kombëtaren kur dhe u pensionua pas triumfit të madh, por forma e tij e shkëlqyer po e vë nën presion Prandellin që ta rikthejë te kombëtarja italiane.

Dhe kolegu i tij, Scolari, i jep një ide shumë të qartë.


“Ai më pëlqen shumë. Ai po luan shumë mirë. Ai e ka cilësinë dhe ka një raport të shkëlqyer me klubin e tij”.

“Dashuria e tij për ekipin është e pabesueshme dhe ne brazilianët i japim rëndësi shumë këtyre çështjeve”.

“Kush do që luan për Italinë mund të luante edhe për Brazilin. E them këtë me shumë siguri sepse skuadra e Italisë është shumë e fortë”, ka thënë Scolari.
 

telegrafi sport app