LAJMI I FUNDIT:

Scholes kritikoi Pogban: Do të bëjë të njëjtën marrëzi edhe kur të jetë 35 vjeçar

Scholes kritikoi Pogban: Do të bëjë të njëjtën marrëzi edhe kur të jetë 35 vjeçar

Paul Pogba ka zhgënjyer edhe një herë ekspertët në barazimin 2-2 të mbrëmshëm të Manchester United ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Kontrata e mesfushorit francez skadon në fund të sezonit 2021/22 dhe ka pasur shumë spekulime se ku do të përfundojë sezonin e ardhshëm.

Pas ndeshjes, legjenda e Manchester United, Paul Scholes, kishte shumë për të thënë për Pogban, duke pretenduar se ai do të bënte ende gabime, edhe në një fazë të mëvonshme të karrierës së tij.

“Ai ka nevojë për dikë që të flasë me të gjatë gjithë kohës, dikë që e respekton plotësisht dhe që ka përvojë. Ai është një lojtar me të vërtetë me përvojë, por ai do të arrijë edhe në të 35-tat dhe do të bëjë të njëjtat marrëzi, do të rrotullojë topin dhe njerëzit e dinë këtë”, ka thënë ai për BT Sport.

Scholes vazhdoi të shpjegojë se si Pogba ka luftuar në Angli për të treguar vetëm, ndërsa tregoi për përparësitë që kishte në Itali.

“Gjëja më e madhe për një lojtar është përqendrimi i tij. Ai ishte i mrekullueshëm në Juventus dhe kjo është arsyeja pse United e bleu, por shikoni se çfarë lojtarë kishte rreth tij – Andrea Pirlo, Giorgio Chiellini, Gianluigi Buffon. Pastaj kishte një trajner agresiv, që ai e thotë vazhdimisht. Ai do të ketë nevojë për një trajner të tillë deri në moshën 35-vjeçare”, ka thënë Scholes.

Edhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka ndërhyrë për të shpjeguar mendimin e tij për Pogba, duke thënë se ai ka nevojë që shokët e skuadrës t’i thonë të përqendrohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori