LAJMI I FUNDIT:

Schmeichel konfirmon se UEFA e kërcënoi Danimarkën pas incidentit tragjik të Eriksenit

Schmeichel konfirmon se UEFA e kërcënoi Danimarkën pas incidentit tragjik të Eriksenit

Ish-portieri i Danimarkës dhe Manchester United, Peter Schmeichel, ka pohuar se lojtarët danezë nuk dëshironin të rifillonin ndeshjen e tyre në Euro 2020 me Finlandën pasi Christian Eriksen u rrëzua në fushë.

Eriksen u rrëzua – pak para pjesës së parë – me asnjë lojtar kundërshtar rreth ish-yllit të Tottenhamit dhe mjekët ishin të shpejtë për të bërë CPR shkaku që në ato momente ai kishte pësuar sulm në zemër.


Eriksen u transferua në spital pas disa minutave, ku – në një deklaratë, u njoftua se ai ishte i në gjendje të qëndrueshme dhe loja rinisi pothuajse dy orë pasi u shty.

Fjalët e para që Eriksen u tha bashkëlojtarëve pas momentit që sa nuk i kushtoi me jetë
Lexo po ashtu Fjalët e para që Eriksen u tha bashkëlojtarëve pas momentit që sa nuk i kushtoi me jetë

Sidoqoftë, djali i Schmeichel, Kasper Schmeichel, ishte në portën daneze, nuk beson se kishin opsione tjera për ndeshjen.

Kur u pyet nëse ishte vendimi i lojtarëve, nga një emision britanik, Schmeichel tha: “Epo, ky është një debat interesant”.

Është konfirmuar se Eriksen përjetoi arrest kardiak – definicioni, simptomat dhe shkaktarët
Lexo po ashtu Është konfirmuar se Eriksen përjetoi arrest kardiak – definicioni, simptomat dhe shkaktarët

“Unë në fakt pashë një njoftim zyrtar nga UEFA dje duke thënë se ata ishin duke ndjekur këshillat e lojtarit, lojtarët insistuan të luanin – e di që nuk është e vërtetë”.

“Ose, si e shihni të vërtetën. Atyre u lanë tre opsione, njëra ishte të luanin menjëherë dhe të merrnin 50 minutat e fundit të luajtura”.

“Kam qarë dhe jam lutur, Zoti po shihte futboll kur u rrëzua Eriksen” - Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit
Lexo po ashtu “Kam qarë dhe jam lutur, Zoti po shihte futboll kur u rrëzua Eriksen” - Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit

“Tjetra do të vinte dje në 12 të mesditës dhe do të mbaronte 50 minutat dhe opsioni i tretë ishte të humbni ndeshjen në tavolinë me rezultat, 3-0”.

“Pra, vlerësojeni vetë. A është dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin ata ndonjë zgjedhje me të vërtetë? Unë nuk mendoj se ata kishin”.

A mundet Eriksen të luajë përsëri futboll?
Lexo po ashtu A mundet Eriksen të luajë përsëri futboll?

“Siç mund ta dëgjoni nga konferenca e djeshme për shtyp, trajneri, ai pendohet seriozisht që i riktheu lojtarët përsëri në fushë”, ka shtuar më tej legjenda daneze

Mjeku i ekipit të Danimarkës, Morten Boesen, më vonë konfirmoi se Eriksen ishte pothuajse i vdekur, por që luftoi që të rikthehej në jetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori