LAJMI I FUNDIT:

Savicevic dekonspiron personin që qëndron prapa skandalit që ndodhi para ndeshjes mes Malit të Zi dhe Kosovës

Savicevic dekonspiron personin që qëndron prapa skandalit që ndodhi para ndeshjes mes Malit të Zi dhe Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic, ka zbuluar se kush kishte gisht në ‘tollovinë’ e krijuar para ndeshjes me Kosovën.

Përzgjedhësi i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic dhe dy lojtarë të kombëtares, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët janë me prejardhje serbe, refuzuan të zbrisnin në fushë, për shkak se kishin presion të madh nga Beogradi.


Savicevic së fundmi ka zbuluar gjithçka në një televizion malazez, ku ka thënë se presioni në Ljubisa Tumbakovic dhe lojtarët vinte nga Beogradi.

Savicevic insistoi se ishte presidenti aktual i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic ai që kishte rolin kryesor dhe orkestronte gjithë atë presion, shkruan ‘rs.n1info’.

“Terzic ka hedhur bombë atomike mbi futbollin malazez. Ne do t’i mbijetojmë kësaj bombe, por ai është një prej akterëve kryesorë në këtë histori” ka thënë fillimisht presidenti i federatës malazeze.

“Ai ishte njeriu kryesorë që bëri presion mbi lojtarët e Crvena Zvezdas, sigurisht, me anë të tifozëve”.

“Presioni kishte filluar shumë më herët sesa publiku e dinte për të. Ne kemi pasur disa biseda dhe unë nuk besoja se ai do ta bënte atë gjë në fund”.

“Nëse ai do të thoshte më herët se kishte probleme, unë me gjasë do t’i qartësoja më herët gjërat”, ka thënë Savicevic.

Federata e Futbollit të Malit të Zi kishte marrë vendim që menjëherë pas ndeshjes Ljubisa Tumbakovic të shkarkohej nga posti i trajnerit.

Në anën tjetër ka qenë Terzic ai që i ka hedhur poshtë pretendimet e Savicevic, duke i quajtur çmenduri.

“Unë kam thënë disa ditë më parë se ne nuk duhet të përziejmë politikën dhe sportin, dhe se vendimi i dy lojtarë të Cervana Zvezdas për të mos luajë kundër Kosovës ka qenë vendimit i tyre personal”.

Terzic ia ka kujtuar Savicevicit se ka qenë yll i madh i klubit dhe se nuk duhet të bëjë këso akuzash nëse dëshiron të kthehet edhe një herë si yll e të pritet nga tifozët e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori