LAJMI I FUNDIT:

Saul nuk shkon te Barca

Saul nuk shkon te Barca

Saul Niguez ka përgënjeshtruar njoftimet se mund të largohet nga Atletico Madridi gjatë këtij afati kalimtar.

El Mundo Deportivo dhe AS kanë raportuar se Barcelona e do 22-vjeçarin si alternativë të Marco Verrattit, nëse dështon transferimi i italianit nga Paris Saint-Germaini.


Barça synon transferimin e Saul Niguez nëse dështon Verratti
Lexo po ashtu Barça synon transferimin e Saul Niguez nëse dështon Verratti

Mirëpo, lojtari e ka bërë të qartë se nuk e ka në plan që të largohet nga Vicente Calderon.

“Nuk planifikoj të largohem. Jam aty ku dua të jem dhe gjërat do të mbesin të njëjta”, citon AS fjalët e Saul.

“Klubi më ka besuar që si fëmijë dhe dua t’ua shpaguaj atë besim”, ka shtuar spanjolli, i cili ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Los Rojiblancos në maj të viti 2016.

Të martën mbrëma, ai shënoi het-trik kundër Italisë U-21 për ta dërguar Spanjën U-21 në finale të Kampionatit Evropian të moshave nën 21 vjeç. /Telegrafi/