LAJMI I FUNDIT:

Saul ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi, Juventusi po monitoron situatën

Saul ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi, Juventusi po monitoron situatën

Edhe pse e fituan titullin në La Liga, kjo nuk ia ka ndryshuar mendjen mesfushorit Saul Niguez, që kërkon largimin nga Atletico Madrid këtë verë.

Mesfushori që e ka kaluar gjithë karrierën e tij me “Los Rojiblancos”, duke u futur në ekipin e parë nga akademia, mund ta ketë zhvilluar sezonin e fundit me këtë klub.


Këtë sezon, Saul nuk e ka pasur rolin e tij të sigurt në skuadër sikurse më parë, pasi Diego Simeone shpesh e ulte edhe në stol.

Si rezultat, 26-vjeçari dëshiron të largohet nga Atletico këtë verë, me Juventusin që shihet si kandidati kryesor për ta nënshkruar me të.

Çmimi i lojtarit nuk e pengon Juventusin, por paga e tij rreth shtatë milionë euro në vit pa taksa – duket se po shkakton problemin të madh.

CEO i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, në anën tjetër kishte thënë për MARCA se klubi janë të gatshëm t’i shesin lojtarët për sa kohë që marrin një ofertë të mirë.

Bayern Munich, Manchester United dhe Paris Saint-Germain gjithashtu kanë treguar interes për Saulin në të kaluarën.

Lojtari është përpjekur të largohet nga Atletico më parë, megjithëse klubi nuk donte këtë gjë, sidomos në vitin 2019, kur ata vendosën çmimin 70 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori