LAJMI I FUNDIT:

Sarri synon thyerjen e rekordit evropian pa humbje

Sarri synon thyerjen e rekordit evropian pa humbje
Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri mban një rekord për një trajner italian në Evropë duke shkuar në 19 ndeshje pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, ndërsa synohet rekordi evropian për çdo trajner.  

Sezonin e kaluar, ish-trajneri i Napolit e çoi Chelsea drejt lavdisë në Ligën e Evropës pasi ata mposhtën Arsenalin 4-1 në finale, dhe ai ka vazhduar formën si i pamposhtur edhe me Juventusit këtë sezon.


Që kur turneu u reformua në vitin 1992 dhe u bë Liga e Kampionëve që njohim sot, asnjë trajner italian nuk e ka arritur këtë seri sikurse të Sarrit pa humbje.

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson kryeson listën duke shkuar 25 ndeshje si i pamposhtur në garat evropiane, midis viteve 2007 dhe 2009.

Sarri është vetëm një ndeshje lart arritjes së rekordit të Louis van Gaal që ka 20 ndeshje pa humbje me Ajax midis viteve 1993 dhe 1995 dhe katër ndeshje nga Sven-Goran Eriksson, i cili nuk humbi në 23 ndeshje me Goteborg dhe Benfica.

Sonte (e mërkurë), 60-vjeçari mund të ndërmarrë një hap tjetër drejt rekordit të Fergusonit, kur Juve përballet me Lokomotiv Moskën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori