LAJMI I FUNDIT:

Sarcozy del para gjyqit për keqpërdorimet financiare gjatë fushatës

Sarcozy del para gjyqit për keqpërdorimet financiare gjatë fushatës

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarcozy, do të dalë para gjyqit për keqpërdorime financiare gjatë fushatës, thonë burimet nga gjykata.

Sarkozy përballet me akuzat se partia e tij ka falsifikuar llogaritë bankare në mënyrë që të fsheh rreth 22.5 milionë euro të shpenzimeve gjatë fushatës në vitin 2012, shkruan BBC.


Sarkozy ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ai ishte në dijeni të shpenzimeve marramendëse.

Ai në vitin 2012 humbi garën ndaj Francois Hollande, dhe dështoi në përpjekjen e tij për të kandiduar sërish në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Rasti është i njohur si skandali Bygmalion.