Sapo lansoi këngën e re, vjen lajmi që Capital T ka rrëmbyer edhe vendin e parë në top-listë

“Hitman” ka qenë hiti muzikor i javës që lamë pas duke u ngjitur me tetë pozicione dhe duke u vendosur në vendin e parë të “The Top List”.
E publikuar vetëm dy javë më parë, kënga e Capital T ka mundur të marrë thuajse dy milionë klikime në YouTube, duke u shndërruar në një nga këngët më të dëgjuara nga klubet e natës.
Një rënie nga “The Top List”, ka pësuar Alban Ramosaj, i cili për këtë javë është pozicionuar në vendin e shtatë, transmeton TCH.
I janë shtuar listës zyrtare të 20 hiteve muzikore, tri këngë të reja, Noizy (“Grande”), Andos (“Dëgjo zemrën që të don”), Vedat Ademi (“S’kom me ta fal”).
Por klasifikimi i kësaj jave ka qenë tepër befasues pasi janë larguar dy nga projektet muzikore që kanë qenë pjesë e “The Top List” për 17 javë rresht, Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me” dhe Samanta – “Asnjo si unë”.
Ndryshe, Capital T sot (e diel) lansoi bashkëpunimin me reperin tjetër, D.u.d.a, me titull “KILLA”.
Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, për javën që lamë pas:
- Captial T – Hitman
- Nora Istrefi – Sa t’kom dasht
- Alban Skenderaj – Une dhe Ti
- Ledri Vula – SRMN
- Era Istrefi – Bonbon
- Noizy – Grande
- Alban Ramosaj – A me do
- Andos – Degjo zemren qe te don
- NrgBand – Ajo m’kalli
- Vedat Ademi – S’kom me ta fal
- Edona Vatoci – Hala
- Dhurata Dora – Numrin e ri
- Kida ft. Ermal Fejzullahu -Mi Amore
- Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
- 2TON – Ta fali jeten
- 2po2 ft. Flori – Gone Girl
- Mozzik – Dhezu
- Dafina Zeqiri ft. Mixey – Liri
- Troja – A e man men
- Majk ft Ghetto Geasy – Sjena mo































































