LAJMI I FUNDIT:

Santon drejt kthimit në Ligën Premier

Santon drejt kthimit në Ligën Premier

Me shumë mundësi e ardhmja e Davide Santon nuk do të jetë te Interi gjatë verës.

Mbrojtësi italian nuk ka arritur t’i bind Nerazzurrët dhe kështu ka filluar të flitet për një rikthim të mundshëm të tij në kampionatin anglez.


Sipas Mirror, Watfordi është i interesuar të sigurojë shërbimet e tij dhe së shpejti do t’i paraqesin Interit edhe ofertën zyrtare.

Lojtari ka një kontratë me klubin nga Milani deri në qershor të 2018. /Telegrafi/