LAJMI I FUNDIT:

Sane pritet t’i bashkohet Bayernit, nga transferimi i tij fiton edhe Schalke

Sane pritet t’i bashkohet Bayernit, nga transferimi i tij fiton edhe Schalke

Leroy Sane është shumë pranë të rikthehet në Bundesliga.

Sulmuesi gjerman do t’i bashkohet gjigantit gjerman Bayern Munich nga kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.


24-vjeçari tanimë ka arritur marrëveshje personale me Bayernin, ku do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare.

Sane do të bëhet njëri nga lojtarët më të paguar në Munich, por problemi mbetet tek dy klubet.

Bayern dhe City ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket çmimit të lojtarit.

Bavarezët ofruan 40 milionë euro, ofertë që është hedhur poshtë nga City që kërkon rreth 60 milionë.

Nga ana tjetër ish-skuadra e Sanes, Schalke 04 po monitoron me kujdes këtë situatë, pasi edhe ata do të përfitojnë nga shitja e Sanes.

Klubi nga Gelsenkirchen do të fitojë 10 për qind nga shitja e Sanes, pasi kështu ishte klauzola kur gjermani iu bashkua Cityt.

Schalke tani po shpreson që City ta mbajë sa më të lartë çmimin për Sanen, pasi kësisoj ata do të merrnin më shumë para nga ish-ylli i tyre.

Kujtojmë që Sane kishte dalë nga akademia e Schalke 04 duke iu bashkuar ekipit të parë në vitin 2015, ndërsa u transferua në Angli një vit më vonë për 52 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori