LAJMI I FUNDIT:

Sanchez kërkon pagë ‘sheiku’ te PSG, City shpreson t’i refuzohet e ta transferojnë vetë atë

Sanchez kërkon pagë ‘sheiku’ te PSG, City shpreson t’i refuzohet e ta transferojnë vetë atë

Alexis Sanchez është duke kërkuar pagë të ‘çmendur’ prej gjysmë milioni apo 500 mijë funte në javë nga Paris Saint-Germain dhe kjo po mban gjallë shpresat e Manchester Cityt që klubi francez nuk do ta pranojë dhe do të refuzohet.

Pasi humbi Dani Alvesin te PSG në fillim të këtij muaji, kur braziliani pranoi një kontratë prej 240,000 eurosh një javë që dyfishoi atë që kishte në dispozicion në Etihad, pronarët e Cityt, Abu Dhabi, po bëjnë gati ta rrëmbejnë Sanchezin para ekipit francez.


Sunday Mirror Sport zbuloi muajin e kaluar se Bayern Munchen doli nga gara për shërbimet e 28-vjeçarit kur ai i kërkoi kampionëve gjermanë të paguajnë atë plot 420 mijë funte në javë.

Sanchez në Paris, do të takohet me zyrtarët e PSG-së (Foto)
Lexo po ashtu Sanchez në Paris, do të takohet me zyrtarët e PSG-së (Foto)

Tani kilian i ka thënë PSG-së se do t’i duhet t’i japë atij të njëjtin lloj të pagës bazë që Lionel Messi fiton në Barcelonë nëse ai do të largohet nga Anglia.

Arsenali këmbëngul që Sanchez nuk është në shitje me asnjë çmim, pavarësisht faktit se ai ka më pak se 12 muaj në marrëveshjen e tij të tanishme dhe ata nuk do ta dorëzonin yllin e tyre në një tjetër klub të Ligës Premier – madje edhe për  50 milionë funte.

Wenger pyetet për të ardhmen e Sanchezit, befason me përgjigjen
Lexo po ashtu Wenger pyetet për të ardhmen e Sanchezit, befason me përgjigjen

PSG janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë funte – duke shpresuar se Arsenali do ta shesë Sanchezin me dëshirë jashtë vendit.

Gjigantët e Parisit kanë ofruar gjithashtu blerjen e klauzolës së Neymarit në kontratën e tij te Barcelona dhe janë gati të bëjnë brazilian lojtarin më të paguar në botë me një marrëveshje prej 690 mijë funteve në javë.

Megjithatë, City beson se Sanchez dëshiron të lidhet dhe të punoj edhe një herë me trajnerin Pep Guardiola dhe ekziston një besim në Etihad se klubi francez e sheh Sanchezin si një alternativë ndaj Neymarit dhe jo si një partner sulmi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori