LAJMI I FUNDIT:

Sanchez bëhet gati për testet mjekësore te Interi

Sanchez bëhet gati për testet mjekësore te Interi

Alexis Sanchez pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Interi të martën pasi ka rënë dakord për një huazim me opsionin për ta blerë në fund të sezonit për 15 milionë euro dhe me Manchester Unitedin që do t’i paguajë 75 për qind të pagës.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, negociatat mes klubit anglez dhe agjentin Fernando Felicevich janë duke vazhduar në rrugë të mbarë.


Sulmuesi kilian do të transferohet te Nerazzurët në formë huazimi nga Unitedi me të drejt blerje në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Skuadra angleze për më shumë është pajtuar që ta paguajë më shumë se gjysmën e pagës së Sanchezit, në mënyrë që të realizohet marrëveshje me gjigantin italian

Sportitalia nga ana tjetër raporton se Interi do të paguajë vetëm katër milionë euro të pagës – afërsisht një e katërta e totalit.

Alexis pritet të jetë në Itali nesër (e hënë) në mbrëmje, duke u përgatitur t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën të martën.

Alexis Sanchez gjithnjë e më afër Interit, transferimi drejt finalizimit
Lexo po ashtu Alexis Sanchez gjithnjë e më afër Interit, transferimi drejt finalizimit

Lojtari 30-vjeçar kishte qenë në listën e dëshirave të Antonio Conte për shumë vite, madje në kohën kur ishte te Juventusi.

Sanchez kishte bërë emër në kohën kur ishte te Udinese nga sezoni 2008 deri në atë 2011, duke kaluar te Barcelona për 26 milionë euro, pastaj te Arsenali për 42.5 milionë euro në vitin 2014 dhe katër vjet më vonë te Manchester United për 34 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori