LAJMI I FUNDIT:

Alexis Sanchez gjithnjë e më afër Interit, transferimi drejt finalizimit

Alexis Sanchez gjithnjë e më afër Interit, transferimi drejt finalizimit

Interi është shumë afër për të mbyllur një marrëveshje për sulmuesin e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez.

Të shtunën mbrëma u raportua se Sanchez kishte rënë dakord me Interin dhe Gianluca Di Marzio shtoi se bisedimet janë duke vazhduar midis dy klubeve për një huazim me mundësi blerje rreth 15 milionë euro.


Di Marzio shton se negociatat aktualisht po zhvillohen rreth pagës së lojtarit, me Unitedin që pritet ta mbulojë një pjesë të pagës.

Sanchez pajtohet me kushtet personale të Interit
Lexo po ashtu Sanchez pajtohet me kushtet personale të Interit

Sidoqoftë, gazetari i Sky Sport Italia siguron se kjo është vetëm një ‘detaj’ dhe se një transferim do të finalizohet së shpejti.

Ish-ylli Udineses, i cili mbush 31 vjeç në dhjetor, ka dalë si zgjedhja më e mirë e Interit për të plotësuar dyshen Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez pasi Edin Dzeko nënshkroi një kontratë të re me Romën.

Lukaku dhe Sanchez pritet të bëhen bashkëlojtarë edhe tek Interi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Sanchez fitoi 19, barazoj tetë dhe humbi 10 nga 37 ndeshjet e tij me Lukakun në Old Trafford.

Interi gjithashtu kuptohet se ka siguruar një transferim falas për verën e ardhshme të mbrojtësit italian, Matteo Darmian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori