LAJMI I FUNDIT:

Sanches, lojtari i rekordeve të Evropianit

Sanches, lojtari i rekordeve të Evropianit

Shumëkush thoshte para Evropianit se gjermanët nuk i shpenzojnë paratë kot, dhe në rastin e Renato Sanches, kjo merr kuptim të plotë.

Talenti i ri i kombëtares portugeze të futbollit mrekulloi me lojën e tij në turneun e kësaj vere, dhe ka nisur të shkruajë rekorde, ende pa luajtur ndeshjen e parë me Bayern Munich, skuadër që i besoi një kontratë të çmendur.


Diskutimi për moshën e vërtetë nëse është 18 apo 24 vjeç është lënë përfundimisht mënjanë dhe mesfushori i luzitanëve u shpall futbollisti më i mirë i ri, i Evropianit 2016 të Francës.

Ky çmim që do të diskutohej mes të gjithë lojtarëve të lindur pas 1 Janarit 1994, u përzgjodh nga vëzhguesit teknik të UEFA-s mes të cilëve personalitete si sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse.

Lexo po ashtu: Ancelotti flet për Renato Sanchesin

Në fillim 3 ndeshje si zëvendësues dhe më pas formacioni titullar ndaj Portugalisë. Sanches shënoi golin e parë për Portugalinë në mbrëmjen e Marsejës por nuk e ndali protagonizmin me kaq.

Mesfushori luzitan la pas tij francezin Kingsley Coman, me të cilin si për ironi të fatit do të luajë me Bayernin duke nisur nga muaji gusht. Por rekordet e Renato Sanches nuk ndalen me kaq.

Ai është bërë futbollisti më i ri që luan në një finale Evropiani, madje duke ngritur lart trofeun e dizenjuar nga “Henri Deloni”.

Lexo po ashtu: Formacioni më i mirë i ‘Euro 2016’ (Foto)

Sancez theu rekordin e mëparshëm të Cristiano Ronaldos, të vendosur në finalen e vitit 2004 ndaj Greqisë, disfatë e harruar pas suksesit të kësaj të diele në Paris.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori