LAJMI I FUNDIT:

San Antonio të pamposhtur në shtëpi, leksione për Golden State Warriors (Foto/Video)

San Antonio të pamposhtur në shtëpi, leksione për Golden State Warriors (Foto/Video)

Golden State Warriors ka pësuar humbjen e shtatë këtë sezon, pasi San Antonio Spurs ishin të pathyeshëm në kalanë e AT&T Center në duelin sezonit në NBA. Teksanët fituan me rezultat 87-79.

Ndeshja e konsideruar si më e madhja e këtij sezoni me dy ekipet më të forta të viteve të fundit me seritë më monstruoze, e vërtetoi këtë epitet në një mbrëmje epike.

Pas disfatës prej 30 pikësh në Oracle Arena në janar, ishte koha që Spurs ta tregojnë veten.


Popps vendosi që të lë në pankinë Tim Duncan, legjendën e Spurs. Ishte vetëm hera e tretë që Duncan qëndroi në stol, në karrierën e tij për Spurs, teksa atë e zëvëndësoi Boris Diaw. Rush startoi te Golden State, në një formacion befasues.

Nga fillimi i ndeshjes Spurs u qasën me seriozitet të madh ku mbrojtja e vendasve ishte kruciale në krijimn e një epërsie prej 11 pikëve, teksa Curry ishte inekzistent në një sfidë ku Golden State kishte tri mungesa (Ezeli, Iguodala, Bogut).

aldridge 1

Mbrojtja me “switches” e Popps dhe presion të lart në gjysmën e parketit të Spurs bëri që Curry dhe Golden State të mbesin pa ide në krijim të sulmeve, teksa presioni i lartë bëri që ata të humbasin secilën gjuajtje për tri pikë, në një referim kontravers që ishte shpëtimi për mysafirët në momentet kyçe të serive të Spurs.

Shkëlqeu Danny Green fenomenal i cili ndali Curryn në secilin rast, por madje shënoi edhe treshe të rëndësishme, krahas veteranëve Parker dhe Ginobili, që ishin të mirë si në lojë të hapur, ashtu edhe nga perimetri me treshe kruciale në pjesë të dytë. Curry pësoi plot dy bllokada nga Danny Green i Spurs.

Në fund të takimit Golden State provoi të kthehet, por Curry dështoi që të tregohet vendimtar, teksa prezenca e madhe në trapez (paint) bëri që Spurs të jenë më dominues dhe ta përfundojnë takimin pa ndonjë problem të madh me 8 pikë epërsi.

Curry realizoi 14 pikë (mesatarja sezonale 30.5) dhe Thomnpson vetëm 15 pikë, teksa që të dy shënuan vetëm nga një treshe edhe pse njihen për lojën e tyre nga vija e tre pikëshit. Kjo është tjetër dëshmi se Spurs shkëlqyen në mbrojtje.

Pos mbrojtjes, te San Antonio Spurs udhëheqës në ofanzivë ishte Lamarcus Aldridge me 26 pikë e 13 kërcime, një double-double fantastik ku aty ishte me të njëjtën statistikë edhe Kaëhi Leonard me 18 pikë e 14 kërcime.

Boris Diaë shfaqi performancë fenomenale me 14 pikë, teksa Danny Green me 10 pikë e tri bllokada ishte fenomenal po ashtu. Nuk bën të harrohet as Tony Parker me gjashtë pikë e gjashtë asistime në këtë takim.

aldridge 2

Me këtë fitore Spurs barazojna rekordin e Chicagos me 44 ndeshje radhazi pa humbje në shtëpi në NBA, një rekord që e theu kohë më parë Golden State që ka 50 fitore radhazi në shtëpi. Kjo flet më shumë për rivalitetin e këtyre ekipeve.

Kjo ishte ndeshja ku Golden State shënoi më së paku pikë këtë sezon.

Golden State vazhdon të mbajë vendin e parë në konferencën perëndimore me 7 humbje këtë sezon, teksa Spurs janë në vendin e dytë me 10 humbje.

Spurs dhe Golden State do të takohen edhe dy herë në 13 ndeshjet e mbetura, një prej të cilave ndeshje do të zhvillohet në AT&T Center. /Telegrafi/

Skema e gjuajtjeve të Stephen Curryt në pjesën e parë ndaj San Antonio Spurs. Asnjë treshe… E pabesueshme…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

Ngulitje perfekte nga rezervisti i Golden State, McAdoo.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

San Antonio Spurs po avanson me rezultat 43-37 ndaj Golden State Warriors në duelin e sezonit që po zhvillohet në AT&T Center. Leonard po udhëheqë ekipin e tij me 12 pikë në pjesë të parë. Shijoni këtë ngulitje fantastike nga një prej më të mirëve të botës në basketboll !

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

Lojtari me mesataren më të madhe të pikëve (30.5) Stephen Curry dhe eksperti i tresheve, Klay Thompson, të dy lojtarë të…

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

Terr për Curryn në AT&T Center. Super bllokadë dhe mbrojtje nga Danny Green !

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori