LAJMI I FUNDIT:

Samsung po planifikon telefonin e ri më të lirë?

Samsung po planifikon telefonin e ri më të lirë?

Samsung dominon tregun e telefonave fleksibël dhe disa telefona të tillë tashmë janë në dispozicion për blerje.

Gjiganti i Koresë së Jugut duket se ka vendosur të forcojë më tej pozicionin drejtues në këtë pjesë të tregut.

Ndërsa kompania përgatitet të prezantojë së shpejti telefonat e gjeneratës së ardhshme Galaxy Z Fold dhe Galaxy Z Flip, një raport i ri sugjeron që Samsung mund të prezantojë gjithashtu një telefon fleksibël më të lirë në vitet e ardhshme.

Lajmëtari @chunvn8888 njoftoi në Twitter se Samsung po punon për një telefon fleksibël më të lirë, i cili do të dalë në treg si pjesë e serisë Galaxy A të kompanisë. Megjithatë, ky telefon nuk do të dalë së shpejti dhe spekulohet se do të zyrtarizohet gjatë vitit 2024 ose 2025.

Ndërsa telefonat e rinj fleksibël dalin çdo vit, çmimet e tyre po bien gradualisht dhe brenda pak vitesh do të jetë fitimprurëse për Samsung që të prezantojë një telefon fleksibël buxhetor.

Mbetet për t’u parë se cilin format do të zbatojë kjo pajisje – nëse do të paloset si një libër si linja Galaxy Z Fold, apo do të ketë një format të palosshëm si seria Galaxy Z Flip. /Telegrafi/