LAJMI I FUNDIT:

Sampaoli i zgjedhuri i Argjentinës

Sampaoli i zgjedhuri i Argjentinës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Tapia ka konfirmuar se do të hyjë në negociata me Sevillan, në mënyrë që Jorge Sampaoli të jetë trajneri i ardhshëm i Argjentinës.

Sampaoli, më parë ka qenë trajner i kombëtares së Kilit dhe skuadrës Universidad de Chile, por ka qenë prej kohësh i lidhur me punën e trajnerit të Albicelestes.


Këto raporte janë intensifikuar vetëm pasi që Edgardo Bauza u shkarkua menjëherë pasi Tapia u zgjodh si shefi i AFA, me presidentin e detyruar të mohonte se ai i ofroi Sampaolit vendin gjatë një vizite të kohëve të fundit në Evropë.

Zëvendësuesit e Bauzas – ëndrra Simeone, favorit Sampaoli
Lexo po ashtu Zëvendësuesit e Bauzas – ëndrra Simeone, favorit Sampaoli

Megjithatë, duke folur të enjten në mbrëmje, Tapia pohoi se nuk kishte asnjë kandidat tjetër përveç Sampaolit aktualisht në shqyrtim.

“Ne do të negociojmë largimin e Sampaolit [nga Sevilla]. Ai është i zgjedhuri”, ka thënë Tapia për ESPN, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë që bisedimet midis partive ende nuk kanë ndodhur, një bashkëpunëtor i ngushtë i Sampaolit, Sebastian Beccacece, ish-asistent i tij, është i bindur se kthimi i trajnerit në vendin e tij të lindjes është një marrëveshje e bërë.

Këta janë 10 trajnerët më të mirë në botë që nuk kanë luajtur kurrë futboll, por kanë fituar Kupën e Botës e Ligës së Kampionëve (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë 10 trajnerët më të mirë në botë që nuk kanë luajtur kurrë futboll, por kanë fituar Kupën e Botës e Ligës së Kampionëve (Foto)

“Unë i kam kërkuar [Sampaolit] që disa kohë që të mendoj për ofertën që më ka bërë me ekipin kombëtar”, ka thënë Beccacece për Jogo Bonito.

“Nuk është vendi im për të folur për lojtarët e Argjentinës, sepse kam një ofertë të fortë nga Sampaoli. I fola para dy ditësh dhe ai më pyeti për kontratën time”, përfundoi ish-ndihmësi i Sampaolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori