LAJMI I FUNDIT:

Samedin Mehmeti zyrtarisht emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti zyrtarisht emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Zgjedhja e tij është bërë përmes një votimi elektronik në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë. Lajmin për zgjedhjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.


“Po me shumicë votash është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Kosovës, tash sa përfundoj votimi”, ka thënë Baxhaku.

Zgjedhjen e drejtorit të ri të policisë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Tahiri. Ai ka thënë shkurt se votimi është bërë në mënyrë elektronike dhe se AAK-ja ka votuar pro.

Edhe Qeveria përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare

 “Qeveria në detyrë, i ka propozuar kryeministrit Hoti emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit  të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës.  Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që ushtroi detyrën si drejtor i përgjithshëm.

Pas shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendësdrejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan. Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës”, thuhet në biografinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori