LAJMI I FUNDIT:

Salomon Kalou suspendohet nga Hertha Berlini pas talljeve me coronavirus dhe incizimit të bashkëlojtarëve të tij

Salomon Kalou suspendohet nga Hertha Berlini pas talljeve me coronavirus dhe incizimit të bashkëlojtarëve të tij

Hertha Berlin e ka suspenduar Salomon Kaloun me efekt të menjëhershëm, pasi ai kishte xhiruar vetën duke thyer rregullat e higjienës dhe kishte kënduar një këngë për coronavirusin.

34-vjeçari është lojtari më me eksperiencë te skuadra gjermane, derisa kishte publikuar një video kontroverse sot në Instagramin e tij.


Kalou kishte publikuar një këngë duke u tallur me testet e bashkëlojtarëve të tij, pagën e përgjysmuar dhe me një shiringë në duar.

“Më vjen keq nëse krijova përshtypjen se nuk po e marr seriozisht coronavirusin,” i tha ish-sulmuesi i Chelsea në faqen zyrtare të klubit.

“Dua të kërkoj falje për këtë. Realiteti është e kundërta, sepse unë jam me të vërtetë i shqetësuar për njerëzit e Afrikës, sepse sistemet shëndetësore nuk janë aq të mira sa janë në Gjermani.

“Unë me të vërtetë nuk e mendoja dhe u emocionova që testet e mia u kthyen negativisht.

“Unë gjithashtu do të doja të kërkoja falje nga të gjithë ata që u shfaqën në video, të cilët nuk e dinin që po transmetoja drejtpërdrejt dhe të cilët nuk doja të sjellja në këtë situatë”, ka shtuar më tej Kalou.

Menaxheri i përgjithshëm Michael Preetz shtoi: “Me videon e tij, Salomon Kalou jo vetëm që ka bërë një dëm të madh në Hertha BSC, por gjithashtu krijoi përshtypjen që lojtarët individualë nuk po e marrin seriozisht çështjen e coronavirusit, në një kohë të diskutimit të madh për rifillimi i futbollit dhe roli i lojës profesionale”.

“Dua të theksoj që ne vazhdojmë t’i njoftojmë të gjithë ata që janë të përfshirë në udhëzimet për higjienën dhe distancimin shoqëror dhe t’i ndërgjegjësojmë ato për respektimin e tyre”.

“Ne jemi duke ndjekur qartë kërkesat e autoriteteve shëndetësore përgjegjëse për ne, si dhe rekomandimet e RKI [Instituti Robert Koch për shëndet publik në Gjermani]”.

“Hertha BSC ndjenë keqardhje të thellë për sjelljen e Salomon Kalou, veçanërisht pasi ai është një lojtar aq i dekoruar dhe është me përvojë”.

“Sidoqoftë, shtrirja e kësaj sjelljeje të keqe kërkon veprim pasues”, ka thënë ai më tej.

Një deklaratë në faqen zyrtare të palës Bundesliga shtoi se Kalou ishte pezulluar nga stërvitja dhe ndeshjet me efekt të menjëhershëm.

Gjithashtu u njoftua sot se kishte dhjetë raste të reja të coronavirusit në dy divizionet kryesore të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori