LAJMI I FUNDIT:

Salla e Pallatit të Kongreseve në këmbë për Vaçe Zelën! (Foto)

Salla e Pallatit të Kongreseve në këmbë për Vaçe Zelën! (Foto)

Sonte (e premte) është duke u zhvilluar nata finale e edicionit të 55-të të Festivalit të këngës në RTSH.

14 konkurrentë do të garojnë për çmimin e madh, i cili e dërgon fituesin drejt “Eurovisionit”.


Nata ka nisur me një ‘performancë’ të artistes së madhe, tashmë të ndjerë Vaçe Zela.

Kënga “Moj Arbëri” është shfaqur në monitorin e skenës, duke emocionuar publikun, të cilët në përfundim të këngës janë ngritur të gjithë në këmbë për të nderuar epitetin e këngëtares së madhe. /Telegrafi/