LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi, bashkë me pesë deputetë të tjerë

Sali Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi, bashkë me pesë deputetë të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhe pesë deputetë të tjerë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë.

Përpos ish-kryeministrit të Shqipërisë, u përjashtuan edhe: Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Elda Hoti dhe Flamur Noka.


Shumica Parlamentare, iu drejtua me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për përjashtimin e deputetëve të sipërpërmendur, shkruan Abcnews.al.

Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.

Skenat e dhunës dhe kaosi kanë shoqëruar seancat plenare me protagonistë deputetët e “Foltores”.

Por, sjelljet e tyre nuk janë toleruar aspak nga Komisioni i Etikës, i cili ke vepruar me “dorë të hekurt” duke përjashtuar deputetët për disa ditë nga punimet e Kuvendit.