Sagna nis bisedimet me Cityn

Kampioni i Anglisë është i interesuar që ta transferojë mbrojtësin e djathtë, edhe pse Arsene Wenger dëshiron ta mbajë në skuadër.
Edhe përfaqësuesit e Cityt edhe ata të lojtarit shpresojnë që të arrijnë marrëveshje para fillimit të Kampionatit Botëror.
Pritet që francezi të nënshkruajë kontratë trevjeçare me ekipin e Manuel Pellegrinit, ndërsa spekulohet se sot (e martë) mund t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
City pritet t’i ofrojë 100.000 funte në javë, duke qenë se do ta transferojë me parametrat zero. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/05/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































