LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane: Jam gati të mposht Liverpoolin

Sadio Mane: Jam gati të mposht Liverpoolin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Sadio Mane ka thënë se nuk do të ngurrojë nëse do të ketë mundësinë të eliminojë Liverpoolin nga Liga e Kampionëve këtë sezon.

Mane ishte pjesë e skuadrës Reds që eliminoi gjigantët gjermanë në raundin e 16-të në vitin 2019, me sulmuesin senegalez që shënoi dy herë për të eliminuar Bayernin.


Liverpooli vazhdoi deri në fund garën dhe arriti të fitojë të gjithë kompeticionin pasi mposhti Tottenham Hotspur në finale.

Sadio Mane befason të gjithë te Bayerni, mbërriti në stërvitje '109 minuta më herët' dhe qëndroi për më shumë se gjashtë orë
Lexo po ashtu Sadio Mane befason të gjithë te Bayerni, mbërriti në stërvitje '109 minuta më herët' dhe qëndroi për më shumë se gjashtë orë

Por, pas gjashtë vitesh të frytshme në Anfield, besnikëria e Mane tani është ndaj Bayernit dhe ai është gati tani ta mposht Liverpoolin.

“Nëse do të takohemi përsëri, sigurisht se  Bayern Munich do të mund Liverpoolin”, ka thënë fillimisht Mane.

“Unë nuk mendoj se është e lehtë. Dua të jem më i qartë. Nëse luan për Bayern Munich, unë erdha këtu për të fituar të gjitha ndeshjet e mundshme”.

Sa i frikshëm mund të jetë Bayerni me këtë formacion dhe me transferimet që kanë realizuar: Bavarezët për tripletë?
Lexo po ashtu Sa i frikshëm mund të jetë Bayerni me këtë formacion dhe me transferimet që kanë realizuar: Bavarezët për tripletë?

“Sigurisht, për të fituar të gjithë trofetë. Sigurisht që para fillimit të sezonit objektivi ynë është të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm”.

“Jam këtu për të ndihmuar shokët e skuadrës dhe për të arritur ëndrrat tona”, përfundoi sulmuesi senegalez. /Telegrafi/