LAJMI I FUNDIT:

Sadiku me plot vetëbesim: Unë në stol sikur Ferrari në garazh

Sadiku me plot vetëbesim: Unë në stol sikur Ferrari në garazh

E ardhmja është para, por ndërkohë Sadiku bën edhe një analizë të së shkuarës, duke zbuluar se çfarë ndodhi te Legia e Varshavës, ku u transferua verën e kaluar.

Batuta e fortë për të shpjeguar atë se çfarë ndodhi, por edhe për të kuptuar ambiciet e Sadikut është: “Qëndrimi im në stol ishte si të blesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh”.


Sulmuesi shqiptar, që shënoi dy gola në kampionat dhe 4 në Kupë në muajt e tij në Poloni, ia dedikon rendimentin nën pritshmëritë e tij te Legia shanseve të pakta që iu dhanë në skuadrën polake, ndërsa shprehet:

“U zhgënjeva që nuk pata më shumë shanse. Nuk arrita objektivin tim për sa i përket numrit të golave, por si mund ta bëja kur nuk luaja. Gjithsesi, nuk i vë faj vetes, pasi bëra gjithçka munda dhe punoja mirë në stërvitje. Erdha te Legia pa fazë përgatitore dhe tani besoj se kam punuar mirë në dimër mund të luaj më shumë”.

Sadiku nuk harron të theksojë se është i lumtur për shansin që iu dha me transferimin te Levante, ndërsa zbulon se oferta e klubit spanjoll erdhi papritur dhe gjithçka u mbyll brenda ditës.

Levante do të luajë këtë fundjavë me Realin e Madridit, ndeshje për të cilën Sadiku shprehet se nuk e di nëse do të mund të debutojë në skuadrën e tij të re në përballjen me “yjet” e “Los Blancos”, por shton se edhe pse i vjen keq që te Levante nuk do të luftojë për titullin si në Poloni, nuk mund të jetë kurrsesi i penduar për vendimin që ka marrë për t’u transferuar në La Liga.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori