Sadiku nuk largohet nga Suedia

"Ka patur oferta konkrete në verën e kaluar dhe tani në dimër. Verën e kaluar ishte oferta e Rizesporit që u refuzuar nga Helsingborgu, ndërsa në janar kanë treguar interesim ekipe nga Italia, Turqia, Belgjika dhe Holanda. Por ne kemi marrë vendim së bashku me Helsingborgun që është më së miri që ai të rrijë këtu edhe një kohë dhe të vazhdoi të zhvillohet. Ai është zhvilluar shumë këtu dhe kjo është arsyeja pse vazhdon të luajë te kjo skuadër", ka thënë Cetinkaya.
Sadiku 22-vjeçar ka luajtur më herët për U-21 të Suedisë, ndërsa tani është pjesë e kombëtares së Shqipërisë. "Është plus i madh për të që tani është pjesë e përfaqësueses A. Interesimi për Loretin është shumë i madh dhe kur të vijë koha dhe të gjithë të pajtohen, ai do të largohet". /Koha/Telegrafi/















































