LAJMI I FUNDIT:

Sadiku: Në muajt e mbetur duhet të mendojmë për sulmin

Sadiku: Në muajt e mbetur duhet të mendojmë për sulmin

Realizuesi i golit të parë në ndeshjen kundër Luksemburgut, Armando Sadiku, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij për kombëtaren shqiptare.

Ai është shprehur i lumtur që e shënoi golin e parë dhe e zhbllokoi skuadrën.


“Është pozitive të shënosh kur vjen nga stoli. Më vjen mirë që e shfrytëzova mundësinë që mu dha”, ka thënë ai.

Sulmuesi ka pohuar se skuadra ka luajtur mirë edhe ndaj Austrisë përkundër që pësoi humbje.

“Kemi dy muaj kohë për t’u përgatitur dhe ndoshta në të ardhmen do të mendojmë më shumë edhe për sulmin”, ka shtuar ai.