LAJMI I FUNDIT:

Sadiku ëndërron të luaj në Serie A

Sadiku ëndërron të luaj në Serie A

Për festa, ka nga ata që largohen nga Shqipëria për ti kaluar festat sa më mirë në vende të ndryshme të botës, por ka edhe nga ata që rikthehen në Shqipëri, për ti kaluar ato pranë familjes.

I tillë është edhe sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku, i cili ka zgjedhur vendlindjen, për ti kaluar këto ditë feste.


Sadiku ishte sot i ftuar në programin ‘Pasdite në Top Channel’, ku ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij, ndërsa tha se preference e tij është që të luajë në Serinë A.

“Karrierën e kam nisur që në moshën 7-vjeçare dhe ka qenë babai im, trajneri im i parë dhe ai që më shtynte të bëhesha futbollist. Kam luajtur me Turbinën dhe më pas me Gramozin, kur isha vetëm 18 vjeç dhe nuk isha mësuar larg familjes, për t’u kthyer tek Elbasani më vonë. Pastaj, ndonëse shumë i ri, u largova në Itali, te Kievo, ku qëndrova shumë pak dhe u transferova te Lugano. Aty kam kaluar periudhën më të bukur të karrierës time si futbollist”, tha Sadiku.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë foli edhe për aventurën e tij në kampionatin polak te Legia.

“Te Legia erdha këtë verë, sepse bëhet fjalë për një skuadër me mjaft histori. Nuk e nisëm mirë sezonin, pasi u eliminuam edhe nga kompeticionet europiane, por tani jemi rikthyer në rrugën e duhur. Ndonëse nuk po luaj aq sa dua, jam i gatshëm dhe jam munduar të jap kontributin tim, sa herë që kam zbritur në fushë”, vazhdoi Sadiku duke folur më pas për Kombëtaren e Shqipërisë.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Ndihem mjaft i lumtur që kemi arritur të kënaqim njerëzit me pjesëmarrjen në Europian. Me De Biasin kaluam një periudhë të artë, ndërsa edhe tani me Panuccin jemi në rrugën e duhur. Duam të shkojmë sërish në Europian dhe të bëjmë të lumtur të gjithë shqiptarët”.

E ardhmja

“Për momentin jam shumë mirë te Legia dhe po punoj për të luajtur akoma më shumë. Ëndrra ime është që të luaj në Serinë A, kjo pasi jam i lidhur me Italinë dhe kam kaluar një periudhë mjaft të bukur, në pjesën italisht-folëse të Zvicrës, Lugano”.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori