LAJMI I FUNDIT:

Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

Sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

Oferta nga një klub anonim nga Arabia Saudite për Cristiano Ronaldon e Manchester Unitedit është thjeshtë marramendëse dhe në rast se portugezi e pranon ai do të fitonte një “mal me para”.

Sipas gazetës portugeze të lajmeve CNN Portugal, klubi i paidentifikuar me qendër në Lindjen e Mesme është i gatshëm t’i ofrojë klubit të Old Trafford një tarifë transferimi prej 30 milionë euro, që është më shumë se sa ata i paguan Juventusit për të rikthyer Ronaldon në Ligën Premier verën e kaluar.


Nëse Ronaldo pajtohet me lëvizjen, ai do të fitojë një pagë prej 105 milionë funte (125 milionë euro) në vit, që do të thotë se do të fitojë 210 milionë funte (250 milionë euro) gjatë dy sezoneve në Arabinë Saudite.

Paketa e ofruar nga klubi shumë i pasur arab përfshin edhe 20 milionë funte (23.66 milionë euro) tarifa për agjentët.

Cristiano Ronaldo merr ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo merr ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite

Megjithatë, cilat janë detajet nga oferta dhe sa do të fitonte Ronaldo në sekondë, minutë, orë, ditë dhe javë nëse pranon ofertën.

Sipas mediumit Metro, Ronaldo do fitonte 2 milionë funte apo 2.36 milionë euro në javë apo 280 mijë funte (330,907 mijë euro) në ditë.

Për vetëm një orë, Ronaldo do fitonte 12 mijë funte (14,181 mijë euro), 200 funte apo 236 euro në minutë dhe tri funte apo 3,55 euro çdo sekondë.

Kjo do ta bënte atë lojtarin më të paguar në histori dhe do ta shihte atë të fitonte mbi pesëfishin e asaj që fiton aktualisht në ‘Teatrin e Ëndrrave’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Sport

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori