LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo merr ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo merr ofertë marramendëse për të luajtur në Arabinë Saudite

Legjendës së Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldos i është ofruar një mega propozim për të luajtur në Arabinë Saudite.

Sipas gazetës portugeze të lajmeve CNN Portugal, klubi i paidentifikuar me qendër në Lindjen e Mesme është i gatshëm t’i ofrojë klubit të Old Trafford një tarifë transferimi prej 30 milionë euro, që është më shumë se sa ata i paguan Juventusit për të rikthyer Ronaldon në Ligën Premier verën e kaluar.


Nëse Ronaldo pajtohet me lëvizjen, ai do të marrë një pagë prej 105 milionë funte (125 milionë euro) në vit, që do të thotë se do të fitojë 210 milionë funte (250 milionë euro) gjatë dy sezoneve në Arabinë Saudite.

Paketa e ofruar nga klubi shumë i pasur arab përfshin edhe 20 milionë funte (23.66 milionë euro) tarifa për agjentët.

Ronaldo e tronditi Unitedin në thelb në fillim të muajit pasi i kërkoi klubit ta linte të largohej nëse do të vinte një ofertë e kënaqshme për të.

Që nga kërkesa e tij për transferim, ai ka munguar në stërvitjet para-sezonale të klubit për shkak të ‘arsyeve personale/ familjare’ dhe gjithashtu nuk ka udhëtuar për turneun e para sezonit në Tajlandë.

"Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd
Lexo po ashtu "Është koha që unë të largohem", Ronaldo kërkon përfundimisht largimin nga Man Utd

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së Ronaldos për të kërkuar një largim, United heziton ta shesë.

Edhe trajneri i ri Erik ten Hag ka thënë gjatë një konference për shtyp në Bangkok se portugezi mbetet në planet e tij për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori