LAJMI I FUNDIT:

Sa shumë ujë duhet të pini?

Sa shumë ujë duhet të pini?

Uji e detoksikon, hidraton dhe rifreskon trupin. Jo vetëm që ka shije të mirë, por uji pra është vital për funksionimin e duhur të trupit.

Megjithatë, sa ujë duhet të pimë saktësisht? – transmeton Telegrafi.


PËR ÇFARË I DUHET TRUPIT UJI?

60 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji. I vendosur brenda qelizave, organeve dhe indeve, uji ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe funksionimin e trupit siç duhet.

Uji humbet përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe tretjes, gjë e cila tregon se është mirë të konsumojmë ujë rregullisht.

CILAT JANË KËSHILLAT E FUNDIT RRETH ASAJ SE SA UJË DUHET TË PIMË?

NHS rekomandon se, në klimat si ajo e Mbretërisë së Bashkuar, duhet të konsumohen 1-2 litra ujë. Kjo i bie gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.

Por në klimat më të nxehta, trupit i nevojitet sasi më e madhe se kjo.

ÇFARË NDODHË NËSE NUK PINI UJË MJAFTUESHËM?

Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi do të dehidratohet. Kjo ndodh kur trupi humbë më shumë ujë sesa që merr. Simptomat e dehidratimit përfshijnë dhimbje të kokës, lodhje, gojë e tharë, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori