LAJMI I FUNDIT:

Sa para do të kursejë Interi nëse futbollistët pajtohen të mos paguhen për dy muaj

Sa para do të kursejë Interi nëse futbollistët pajtohen të mos paguhen për dy muaj
(Foto: Twitter/Inter)

Interi do të kursejë rreth 25 milionë euro, në rast se lojtarët pajtohen të heqin dorë nga paga për dy muaj – njofton La Gazzetta dello Sport.

Presidenti i Nerazzurrëve, Steven Zhang, është takuar sot (e hënë) me lojtarët, nga të cilët ka kërkuar që të mos i marrin rrogat për dy muaj, në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit financiarisht.


Sipas Il Corriere della Sera, takimi zgjati 45 inuta, ndërsa shefi i zikaltërve do të takohet individualisht me secilin futbollist në ditët në vijim.

(Foto: Twitter/Inter)

Trajneri Antonio Conte nuk ka qenë i përfshirë në takim, ndërsa lojtarëve u është thënë se do t’i marrin bonuset për fitimin e titullit (edhe pse është raportuar se ata kanë hequr dorë nga to).

Presidenti i Interit u ka kërkuar futbollistëve të heqin dorë nga pagat për dy muaj
Lexo po ashtu Presidenti i Interit u ka kërkuar futbollistëve të heqin dorë nga pagat për dy muaj

Sipas raportit të La Gazzetta dello Sport, Interi mund të kursejë deri në 25 milionë euro, në rast se të gjithë pajtohen për të mos u paguar për dy muaj. /Telegrafi/