LAJMI I FUNDIT:

Sa para do të fitonte Shqipëria nëse do të futej në Euro 2024

Sa para do të fitonte Shqipëria nëse do të futej në Euro 2024

Kualifikimi në Euro 2024 për shumë vende është një lavdi e ekipit, por arritja në këtë event sjell edhe shumë të madhe parash në rast kualifikimi.

UEFA në total për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndaj 371 milionë euro, ndërkohë gjatë edicionit të mëparshëm kjo shifër ishte 301 milionë, kurse në krahasim me vitin 2016, kur Shqipëria mori pjesë në Kampionatin Evropianin të Francës, kjo shifër është rritur me 23 për qind.


Të gjithë janë kuriozë se sa do të fitojë federata e një shteti për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm.

Shqipëria me pozitat që ka aktualisht dhe duke parë ndeshjet e mbetura në Grupin E, është pranë sigurimit të pjesëmarrjes në Euro 2024.

Dhjetë pikë dhe kryesuese në grup, kuqezinjve u mjaftojnë vetëm 5 pikë në tri ndeshjet e mbetura për të parë veten në Gjermani qershorin e ardhshëm.

Kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë në shtëpi në muajin tetor, ndërsa në nëntor dy sfidat e tjera me Moldavinë në si mysafir dhe Ishujt Faroe si vendas.

Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin
Lexo po ashtu Berat Gjimshiti, lideri i heshtur që po e udhëheq Shqipërinë drejt evropianit: Jemi grup i bashkuar, sakrifikojmë të gjithë për njëri-tjetrin

Në rast kalimi në Euro 2024, FSHF do të marr 9.25 milionë euro vetëm si pjesëmarrëse në fazën e grupeve, shkruan europeanchampionship2024.

Për çdo ndeshje që e fiton në fazën e grupeve, Shqipëria do të fitoren 1.5 milion euro, ndërsa 2 milionë euro të tjera do t’i shtonte në konto nëse kalon në 1/16-tën.

Pastaj kalimi në fazën çerekfinale vlen 3.25 milionë euro, ndërsa në gjysmëfinale plot 5 milionë euro.

Fituesi merr në shtëpi edhe 10 milionë euro të tjera, ndërsa finalisti që humb po ashtu fiton, plotë 7 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori