LAJMI I FUNDIT:

Sa orë dhe në sa ora duhet të flini për të mos u zgjuar të lodhur

Sa orë dhe në sa ora duhet të flini për të mos u zgjuar të lodhur

Nëse zgjoheni në mëngjes duke u ndjerë të lodhur, duhet ta konsideroni ndryshimin e orarit të gjumit.

Mos u brengosni, nuk është nevoja të detyroheni të flini tetë orë brenda nate, por thjesht duhet t’i keni në konsideratë disa gjëra rreth orarit të gjumit dhe asaj se sa orë gjumë janë ideale për ju, transmeton Telegrafi.


Çfarë ore duhet të flejë çdo natë?

Koha ideale për të shkuar në shtrat varet nga ajo se në sa ora do të zgjoheni nga gjumi.

Në përgjithësi sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është 7 deri në 8 orë, por disa sugjerojnë se gjëja më e rëndësishme është cikli i gjumit, e jo orët e shpenzuara në gjumë.

Një cikël i gjumit zgjatë 90 minuta dhe gjatë asaj kohe trupi lëvizë përgjatë pesë fazave të gjumit:

Faza e parë: është fazë e lehtë e gjumit ku aktiviteti i muskujve ngadalësohet
Faza e dytë: është kur frymëmarrja dhe pulsi i zemrës ngadalësohen
Faza e tretë: kur hyni në gjumë të thellë
Faza e katërt: kur hyni në gjumi shumë të thellë
Faza e pestë: Përfshin lëvizjen e shpejt të syve dhe ëndërrimin

Shumica thonë se përderisa nuk i ndërprisni këto cikle, ju mund të flini shumë pak orë dhe nuk do ta vëreni fare lodhjen.

Sa shumë gjumë duhet t’i bëjë varësisht nga mosha që kam?

Të porsalindurit (0-3 muaj): 14 deri 17 orë

– Bebet (4-11 muajsh): 12 deri 15 orë

– Fëmijët e vegjël (1-2 vjeç): 11 deri 14 orë

– Parashkollorët (3-5 vjeç): 10 deri 13 orë

– Fëmijët shkollorë (6-13 vjeç): 9 deri 11 orë

– Tinejxherët (14-17 vjeç): 8 deri 10 orë

Të rinjtë (18-25 vjeç): 7-9 orë

– Të rriturit (26-64 vjeç): 7-9 orë

– Të moshuarit (65+): 7-8 orë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori