LAJMI I FUNDIT:

Sa është borxhi i Interit që po detyron pronarët kinezë ta shesin klubin

Sa është borxhi i Interit që po detyron pronarët kinezë ta shesin klubin

Pasi mbërritën më shumë se gjashtë vjet më parë për të marrë përsipër një nga klubet më të fuqishme në kontinent, pronarët aktualë të klubit, grupi kinez Suning, ka vendosur të shesë Interin.

Suning arriti në vitin 2016 te klubi italian, derisa tani e kanë doruëzua atë në duart e bankës amerikane “Raine Group” për të gjetur një blerës të ardhshëm.


Objektivi kryesor është që të mund të pastrojë borxhet që ka skuadra e Milanit, të cilat arrijnë në 440 milionë euro, të rënduara nga pandemia me COVID-19.

Interi do të kishte borxhe mbi 400 milionë euro (Reuters)

Siç bën me dije gazeta e specializuar në ekonomi dhe financa, e ardhmja financiare e klubit është në duart e kompanisë së Amerikës së Veriut, e cila do të jetë në krye të drejtimit të operacionit. Nga ana tjetër, kjo kompani ka arritur të gjejë blerës për Chelsean dhe Lyonin.

Deri më tani klubi ka një borxh prej më shumë se 400 milionë euro, duke qenë 140 milionë nga edicioni i kaluar (2021-2022) në të cilin ata ishin të dytët pas rivalit të tyre të përjetshëm, Milanit.

Për këtë arsye, për të zbutur krizën financiare, klubi së fundmi mori një hua prej 275 milionë dollarësh nga Oaktree Capital. Në të njëjtën kohë ata zbuluan interesin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) për të blerë klubin pas blerjes së Newcastles.

Interi është i shtati në Serie A (Reuters)

Suning mbërriti në Milano në vitin 2016 me synimin për të investuar në klub për të thyer hegjemoninë e Juventusit në ligë. Ai më në fund e arriti atë në sezonin 2020-21, duke i dhënë fund nëntë viteve radhazi të titujve të Bianconerëve.

Sot, megjithatë, realiteti është ndryshe. Të rinjtë e Simone Inzaghit nuk janë në gjendje të ngrenë kokën në Serie A me rezultate që janë të luhatshme. /Telegrafi/