LAJMI I FUNDIT:

Rutinë ushtrimore për shpatulla, shpinë, gjoks dhe duar të tonifikuara (Video)

Rutinë ushtrimore për shpatulla, shpinë, gjoks dhe duar të tonifikuara (Video)

Kjo rutinë është krijuar me të vetmen arsye për t’iu shërbyer juve si rutinë e shpejt dhe e tërësishme e forcës dhe për djegien e muskujve që gjenden në pjesën e epërme të trupit.

15 minuta ushtrime të forcës është shumë më mirë sesa t’i shmangni krejtësisht ushtrimet, transmeton Telegrafi.


Pra, vetëm 15 minuta ushtrime mund të bëjnë mrekulli në mirëqenien tuaj fizike dhe mendore; provojeni dhe do ta vëreni vet dallimin!

Kombinimet e kësaj rutine e sfidojnë koordinimin, balancimin dhe kontrollimin që e keni mbi trupin tuaj.

E mira e kësaj rutine qëndron në faktin se është tejet e mirë kur nuk keni shumë kohë, dhe gjithashtu mund ta përdorni këtë rutinë si pjesë të një rutine me intervale të intensitetit të lartë.

Struktura e rutinës:

– 50 sekonda ushtrime, 10 sekonda pushim

– Ngrohja dhe pushimi nuk janë të përfshira

– Pajisjet e nevojshme: Doraket (dumbbells)

Shikojeni videon e mëposhtme për të parë në detaje se si performohet secili ushtrim. /Telegrafi/