LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Prokurori Publik nuk mund të përzihet në lëndët konkrete të prokurorëve

Ruskovska: Prokurori Publik nuk mund të përzihet në lëndët konkrete të prokurorëve

Kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, konteston raportin e përgatitur nga Prokuroria Publike e Lubomir Joveskit, lidhur me bastisjen në Drejtorinë e Policisë Financiare.

Ruskovska për “Alsat” tha se prokurori publik nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë në trajtimin e rastit konkret.


Paraprakisht, Prokuroria Publike ka njoftuar se ka konstatuar parregullsi tek prokurorët që kanë bërë kontroll në punën e Arafat Muaremit.

Nga atje shtojnë se janë kërkuar informacione të caktuara nga prokurorët, por Ruskovska mohon që edhe ajo të jetë thirrur për të dhënë deklaratë.

“Vetëm njëri nga prokurorët publik ka vepruar në detyrë dhe ka ofruar informacionin e kërkuar. Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar për të përcaktuar faktet e trajtimit të çështjes konkrete, mbështet dyshimin për mospërputhje në veprim”, thonë nga PTHP.

“Jo, nuk më është kërkuar të jap deklaratë”, tha Vilma Ruskovska – Kryetare e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar.

Më tej, nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se personat e Drejtorisë mbi të cilët është kryer bastisja kanë autorizime policore, prandaj, për ta mund të veprojë vetëm Reparti i specializuar për ndjekjen e veprave penale, të kryera nga persona me autorizime policore.

“Sipas kësaj, tre prokurorët publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit që kanë vepruar në këtë lëndë ndërsa nuk janë pjesë e Repartit të specializuar, pa kompetencë kanë vepruar lidhur me kallëzimin penal. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregon se lënda duhet të vendoset në regjistër përkatës dhe sipas orarit t’i jepet prokurorit publik, që është i sistemuar në Repartin e specializuar”, thanë nga PTHP.

“Shtrohet pyetja nëse drejtori ka autorizime policore duke pasur parasysh që e emëron Qeveria. Sidoqoftë, lënda mund të bartet nga një regjistër në tjetër dhe kjo është e ligjësuar”, theksoi Villma Ruskoska- kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar.

PTHP ka vërtetuar parregullsi edhe gjatë kërkesës për bastisje, që e ka miratuar gjykatësi kompetent.

“Kallëzimi anonim penal dhe gjetjet konkrete në të, pa u mbështetur me asnjë dëshmi apo mjete tjera, mund të jenë shkak për nisjen e procedurës penale, por kjo nuk siguron nivel të caktuar të besueshmërisë se do të gjenden gjurmë të veprës penale apo lëndë të rëndësishme për procedurën penale që të ketë baza për kërkimin e bastisjes së hapësirave të organit shtetëror ose bastisje të personit”, u shprehën nga PTHP.

“A ka bazë për dhënien e urdhrit për bastisje vendos gjykata e jo prokurori publik. Nëse dikush ka vlerësuar se bastisja është joligjore, ka mundur të dorëzojë ankesë pranë Këshillit penal të gjykatës. Me sa e di unë, ankesë e tillë s’është dorëzuar”, theksoi Villma Ruskoska- kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar.

Joveski sot ka obliguar Ruskovskën tërësisht ta hetojë veprimin për këtë lëndë dhe t’ia dorëzojë informacionet për lëshimet dhe faktet për përgjegjësi të mundshme./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Kalo në kategori