LAJMI I FUNDIT:

Rusia mohon pretendimin se është prapa një komploti që mund të vrasë kryetarin e Pragës, Zdenek Hrib

Rusia mohon pretendimin se është prapa një komploti që mund të vrasë kryetarin e Pragës, Zdenek Hrib

Rusia ka mohuar pretendimet se është prapa një komploti që mund të vrasë krytarin e Pragës, Zdenek Hrib, ndërsa ky lajm ka qarkulluar në mediet çeke.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani është pohuar se një agjent rus është dërguar në Pragë për të helmuar kryetarin e bashkisë me helm ricin, një toksinë shumë e fuqishme.


Kryetari i Pragës nën mbrojtjen e policisë - raportohet se është në shënjestër të një komploti rus
Lexo po ashtu Kryetari i Pragës nën mbrojtjen e policisë - raportohet se është në shënjestër të një komploti rus

Ndërkaq revista “Respekt” pati shkruajtur se komploti u zbulua nga shërbimet e inteligjencës çeke, dhe që nga ajo kohë Hrib është nën mbrojtjen e policisë.

Megjithëse marrëdhëniet midis dy palëve raportohet se janë të tensionuara, Kremlini ka mohuar kategorikisht këtë pretendim. /Telegrafi/