LAJMI I FUNDIT:

Rusia insiston: Putini ende nuk ka vdekur

Rusia insiston: Putini ende nuk ka vdekur

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi të premten thashethemet për vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin të cilat ishin përhapur në mediat sociale, duke i quajtur ato një mashtrim.

Informacioni se Putini kishte vdekur dhe se një sozi kishte marrë postin e tij është “një informacion absurd”, tha Peskov për televizionin shtetëror rus RIA Novosti të premten, transmeton Telegrafi.


Kjo është hera e dytë këtë javë që zyrtarit të Kremlinit i është dashur të hedhë poshtë spekulimet për shëndetin e Putinit.

Kremlini deklarohet rreth pretendimeve se Putini është i sëmurë dhe përdor sozi
Lexo po ashtu Kremlini deklarohet rreth pretendimeve se Putini është i sëmurë dhe përdor sozi

Një raport i paverifikuar se Putini kishte pësuar arrest kardiak, i publikuar në një kanal Telegram të dielën në mbrëmje, nxiti thashethemet – duke e detyruar Peskovin të mohonte me vendosmëri pretendimin.

“Gjithçka është në rregull me të”, tha fillimisht Peskov të martën.

Ekziston një fshehtësi e madhe rreth jetës personale dhe shëndetit të Putinit, që ka qenë një temë spekulimi për vite me radhë. Presidenti rus kërkon të projektojë një imazh të një njeriu të fortë tek publiku

Deri më tani, autoritetet ruse pothuajse pa ndryshim i kanë mohuar thashethemet rreth shëndetit të Putinit – me një përjashtim të dukshëm.

Në vitin 2018, pasi u zhduk për dy ditë vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale vendimtare, Peskov deklaroi se presidenti rus “ishte ftohur”, për shkak të temperaturave të ulëta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa
Kalo në kategori