LAJMI I FUNDIT:

Rusia bëri thirrje që të mos bëhet seks me turistët, Arta Nitaj: Nuk kontrollohet, s’mund t’i ndalin

Rusia bëri thirrje që të mos bëhet seks me turistët, Arta Nitaj: Nuk kontrollohet, s’mund t’i ndalin

Thirrja e Rusisë që të mos bëhen marrëdhënie seksuale me turistët e huaj, pasoi me polemika të shumta në rrjetet sociale.

Një temë e tillë u diskutua edhe në emisionin “Dueli i Botërorit” të TV Dukagjinit, ku mysafirët patën mendime kontraverse rreth kësaj teme.


Vet prezantuesja, Arta Nitaj, ndërhyri duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të kontrollohet.

“Kjo nuk kontrollohet. S’mund t’i ndalin”, theksoi ajo duke komentuar thirrjen për të mos bërë seks me turistë.

I këtij mendimi ishte edhe Ismet Munishi, i cili madje supozoi se Vladimir Putin mund t’i humbë zgjedhjet, pasi ka hyrë në konflikt edhe me komunitetin LGBTI edhe me komunitetin tjetër duke ndërhyrë në preferencat private.

Aktori Lulzim Bucolli bëri thirrje për shkëmbim, pasi Rusia ka numër më të madh të femrave.

Emisioni “Dueli i Botërorit” transmetohet çdo mbrëmje nga ora 22:30.

/Telegrafi/

Ndiqni emisionin e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=mRvJLqdfbXA