Magnati i medias, Rupert Murdoch dhe aktorja Jerry Hall po shkurorëzohen – ka raportuar New York Times, duke cituar dy burime të afërta me çiftin.

91-vjeçari u martua me 65-vjeçaren në një ceremoni në qendër të Londrës në mars të vitit 2016, transmeton KP.

Udhëheqësi i Fox Corp dhe gruaja e tij supermodele janë vënë shpesh në shënjestër të tabloidëve, të cilët kanë ndjekur nga afër dasmën e tyre në Spencer House dhe festimet rreth datëlindjes së 90-të të Murdoch vitin e kaluar në New York.

(Foto: 9News)

Divorci i katërt i Murdoch nuk ka gjasa të ndikojë në strukturën e pronësisë së kompanive në të cilat ai ka aksione.

Njëzet fëmijët e të famshmëve që janë kopje e prindërve të tyre Njëzet fëmijët e të famshmëve që janë kopje e prindërve të tyre

Nuk do të ndikojë në kompanitë duke përfshirë Fox Corp, kompaninë mëmë të Fox News Channel dhe News Corp, e cila boton Wall Street Journal, thuhet në raport.